Rritet temperatura patriotike: Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Aleanca Kuqezi në aksion

Postuar në 08 Janar, 2012 09:35

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka deklaruar se më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dhe të Bardhë. Sipas deklaratës, në 14 janar, të organizuar, mbështetësit e VETËVENDOSJE!-s do të nisen drejt pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për t’iu dhënë atyre kuptimin e vërtetë që ato kanë, e për të mos i lënë të jenë thjesht pika kalimi. Më 18 dhjetor 2011, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! kishte vendosur që t’i jepte afat Qeverisë së Kosovës që të fillonte së zbatuari vendimin e Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e politik me Serbinë, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

“Të mbrohen me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve”, – kjo është një thirrje e bërë publike sot nga një tjetër lëvizje kombëtariste, Aleanca Kuqezi. Reagimi i AK-së ka ardhur pas deklaratës provokative të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç gjatë vizitës në Deçan. “Po provokon 10 milionë shqiptarë. Kosova është mijra vjet tokë shqiptare”, thuhet në reagimin e AK-së, duke e cilësuar deklaratën e Tadiçit si shoviniste dhe cenuese e të drejtave të shqiptarëve.

Kërkesa e AK-së për mbrojtje me kushtetutë për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë vjen pas shkeljeve të të drejtave që po u bëhen atyre edhe në Malin e Zi dhe Maqedoni. “Tirana duhet të thyejë heshtjen dhe të mbrojë me kushtetutë të drejtat e tyre. Ata nuk janë shqiptarë që banojnë në vendet fqinje, por shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre”, thekson AK-ja. Në Malin e Zi, parlamenti pritet të miratojë një ligj që ndalon mbajtjen e flamurit shqiptar dhe çdo flamuri tjetër përveç atij kombëtar. Ndërsa në Maqedoni, së fundmi, është hequr gjuha shqipe nga tabelat informuese dhe orientuese.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Titulli është shumë mashtrues. Përderisa në artikull kuptohet qartë aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje, ku po shihni aksion të Aleancës Kuq e Zi. Një grusht fjalësh në deklarata boshe nuk konsiston në aksion dhe nuk sjell asnjë dobi. Përkundrazi, kësisoj deklaratash boshe dëgjojmë edhe nga Sali Berisha çdo ditë!

Submitted by Anonim (not verified) on

Epo, ketu kemi nje dallim shume te madh:

Vetvendojse bene aksion te vertete politik dhe te mireargumentuar perderisa aleanca kuqezi na lodhe me broqkulla pa permbajtje; me folklor dhe shovinizem.

Ju lus respublica.al, mos beni keso manipulimesh me dy gjera krejtesisht te ndryshme siç jane vetevendosja dhe aleanca kuqezi

Submitted by po sikur (not verified) on

te dyja jane ngjashme sepse kane atdhetarizmin ne qender te veprimtarise se tyre.aq me teper qe ne shqiperi nevoja e patriotizmit eshte tashme nje domosdoshmeri pasi mungon teresisht te e gjithe klasa politike aktuale.natyrisht qe vetvendosja eshte me e organizuar sepse eshte nje parti qe ka vite qe vepron,ndersa akz-ja eshte akoma ne formim e siper.pashe emrin e sali berishes me lart, dhe pyeta veten-eshte e mundur qe te kete akoma njerez ne shqiperi qe krahinaristin s.b ta futin qofte edhe shkarazi  te patriotet? po per esat toptanin c'duhet te themi atehere?te gjithe ata qe kundershtojne akz-ne jane me dashje apo pa dashje mbrojtesit e s.b dhe rregjimit te tij hajdut e antishqiptar.

Submitted by fatosi (not verified) on

aleanca kuqezi do te jete forca e pare politike ne shqiperi ,prandaj duhet ta mbeshtesim patjeter ne qdo veprime te saj,aleanca kuqezi po ben ate qe neve si shqiptar na e kan mohuar me shekuj,po na bashkon si komb qe kjo eshte shum e rendesishem per ne shqiptaret,dhe nuk jan broqkulla veprimet AKZ.AKZ  me ne krye KRESHNIK SPAHIN dhe gjithe njerzit qe ka perkrah do te bejne shqipnin e bashkume,dhe jo si sali qeni qe po shet shqipnin per qdo dit,boll boll ma po i vjen dita edhe atij,prandaj i beje thirrje te gjith shqiptarve te mbeshtesim me pasterti AKZ,dhe une qe po shkruaj jam emigrant ne greqi prej 20 viteve kush ka jetu greqin edin vet,tani i erdhi ora shqiptarit ti pergjigjet keti shtetit te falementuar te skaduar.UROJ qe AKZ dhe vetvendosja te bashkupunujne sebashku

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk duhen marre seriozisht sepse kuptohet me "lojen patriotike " vetme sa fitohet pike ne elektorat, problem per te dy anet e kufirit eshte Ekonomia, korrupsioni.....pjesa tjeter eshte humbje kohe......

Submitted by UK (not verified) on

Ne qofte se Aleanca Kuq E Zi ose Vetvendosja e meritonjne  te kritikohen, te ofendohen  apo te gjykohen atehere askush mos te kursehet, por te flasesh kot ne ajer eshte shume gabim, sidomos levizje Patriotike si keto te dyja. Aleanca po vepron me aq mundesi sa ka, kur me fjale e deklaratae kur me protesta, eshte ekzistente dhe po krijon identitet kombetar, ate identit qe te gjithe politikanet deri tani e kane neperkembur.

Submitted by Eno (not verified) on

Nacionalizem ekstrem, shovinizem i dale mode, patriotizem fallco, ja keto jane tiparet e nje organizate te financiar nga individe te dyshimte, qe kane si qellim nje destabilizim te metejeshem te vendit tone te dashur.

Te rrahesh gjoksin fort, te valvitesh flamure, e te brohorasesh per atdheun tend eshte shume e kollajte.

Dikush njehere ka thene: Patriotizem eshte kur dikush edhe i kenaqur qe merr nje gjobe trafiku...sepse keshtu tregohet qe sistemi funksionon.

Submitted by ALBAN (not verified) on

FUCK BERISHA - FUCK POLITIK

ONLY ART - MUSIC - A  R  T

STOP POLITIK

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.