Rick Perry ose George W. Bush 2

Postuar në 18 Gusht, 2011 08:21

Katheline Parker, opinioniste e amerikanes Washington Post, pretendon se kandidati më i fundit që i është bashkuar grupit të mëtuesve republikanë për kandidaturën e Presidentit, teksani Rick Perry, “mund t’i rezistojë sa të dojë krahasimit, por ai është më shumë si George W. Bush edhe se vetë George W. Bush”. Sipas Parker krahasimi është i pashmangshëm. Që të dy kanë drejtuar shtetin e madh të Texas-it, “the Lone star State”, si guvernatorë. Ata e dinë mirë “gjuhën” e Jugut amerikan dhe janë gjunjëzuar përpara Jezu Krishtit. Parker në komentin e saj për Washington Post thotë se Perry vazhdimisht e refuzonte krahasimin me W-në. Ai u pat thënë reporterëve: “Unë jam Rick Perry e ai është George Bush. CV-të tona janë të ndryshme. Unë kam ndjekur Universitetin A&M ndërsa ai Yale-in”. Kjo, sipas Parker, jo vetëm e bën të ndryshëm Perry-n. Në këto kohë anti-elitë, thekson ajo, e bën më të mirë. Ajo vëren se ata kanë të njëjtën mënyrë të foluri: njëfarë përtacie në gojë, një gjysmë buzëqeshjeje. Parker shton se të njëjtat gjëra që e bënin të padurueshëm George Bush-in për liberalët do të përsëriten me Perry-n. E ka fjalën për konfidencën të përzier me njëfarë trimërie. Dhe për njëfarë lloji të vecantë burrërie. Të ashpër, të rrudhosur dhe komfortë brenda bluxhinseve, ata përcjellin një mashkulloritet me të cilin amerikanët e zakonshëm ndihen të lidhur. Pranoje ose jo, vazhdon Parker, kjo është e vërteta.     

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.