Rama në Twitter: Nëse unë jam anti-europian, Jozefina është Marilyn Monroe

Kryetari i PS Edi Rama, ka zgjedhur edhe një herë tjetër për të komunikuar me publikun, faqen e tij në Twitter. Shefi i selisë rozë në një tweet të orëve të vona të së premtes ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentares Topalli e cila i tha Radios Europa e Lirë se opozita është një celulë anti-europiane. “Nëse Presidenti dhe unë jemi nje celulë anti-europiane atëherë Jozefina është Marilyn Monroe kurse Saliu John Lennon”, shkruante Rama në Twitter. Ramës i ka mjaftuar një mesazh i shkurtër për t’iu përgjigjur një interviste të gjatë të Jozefina Topallit në REL mbushur me akuza për opozitën, por edhe për Presidentin Topi për të cilin ka thënë se do të formojë parti të re e do të marrë vota majtas. Komunikimet në blogun e tij në internet apo nëpërmjet Facebook-ut e Twitter-it, janë bërë tani të zakonshme për shefin e selisë rozë. Këtij ‘zakoni’ të ri i shtohet edhe një artikull të cilin e botojnë të dielave pjesa më e madhe e shtypit të shkruar, pa harruar televizonet të cilat ndërtojnë lajme mbi të.
H.B.
Comments
Zakoni i ri quhet nga
<p>Zakoni i ri quhet nga komentuesit tek Tema, ResPublica, Shekulli si Edi-torialiste. Ky eshte humor, jo ky i mesipermi i Edi Rames.</p>
Add new comment