Nicholas Gage: Washington-i e Brukseli të deklarohen pro censusit në Shqipëri

Postuar në 15 Shtator, 2011 13:03

Hellenicnews.com, një websajt i diasporës greke në Amerikë ka publikuar një artikull ku shpreh “alarmin” për censusin e muajit të ardhshëm në Shqipëri, nga i cili pritet numërimi i pakicave fetare e etnike. Artikulli e bazon ‘alarmin’ te prononcime të Këshillit Botëror të Diasporës Epirote, i cili u kërkon Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që “të marrin masa që censusi të bëhet pa ndërhyrje, manipulime, frikësime apo ngacmime”. Sipas Këshillit Botëror të Epirotëve, ngacmimet kanë vazhduar ndërkohë, dhe ndër ta përmendet një ligj i kaluar nga parlamenti shqiptar sipas të cilit do të gjobiten me 1 mijë USD ata që deklarojnë një origjinë etnike të ndryshme nga ajo që theksohet në certifikatën familjare. Këshilli argumenton se kjo dhunon jo vetëm Kushtetutën Shqiptare, por edhe ligjin ndërkombëtar sipas të cilit individët kanë të drejtën e deklarimit të identitetit etnik, që ata ndjejnë se i përkasin. Këshilli i Epirotëve u bën thirrje Washington-it e Brukselit që të dërgojnë përfaqësues në Shqipëri. Këta, vazhdon kërkesa, duhet të deklarojnë se qytetarët shqiptarë mund të shpallin bindjet fetare dhe përkatësinë etnike pa frikën e raprezaljeve. “Eshtë e qartë nga ligji i sapokaluar për të frikësuar shqiptarët se forcat e fuqishme reaksionare në vend janë të vendosura për prishjen e një numërimi të ndershëm të pakicave etnike dhe fetare të kombit”, tha Presidenti i Nderit i Këshillit të Epirotëve, Nicholas Gage.

L.A.      

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.