Në muajin maj do të ketë zgjedhje në Kosovë; janë zgjedhjet serbe

E përditshmja kosovare ‘Zëri’ është e sigurtë se Serbia do të mbajë zgjedhjet e veta edhe në zonat kosovare të banuara nga (edhe nga) pakica serbe. “Tashmë duket se nuk ka asnjë dyshim se Qeveria e Serbisë do t’i mbajë zgjedhjet nacionale edhe në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në një artikull të kësaj gazete në versionin online, ku lihet të nënkuptohet se diplomacia ndërkombëtare po e lë këtë gjë të bëhet një fait accompli, ndonëse në pikëpamje deklarative nuk kanë munguar reagimet kundër organizimit të këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet që do të organizohen do të jenë një zgjatim i zgjedhjeve në territorin serb, dmth do të mbahen lirisht tubime, do të ketë postera e një dekor elektoral që do të pushtojnë zonat urbane me popullatë serbe, do të ketë spote televizive. Shkurt, Kosova duhet të bëhet gati të përjetojë një atmosferë e klimë elektorale, gjë që kontraston fort me zotimin e qeverisë së Thaçit për t’mos lejuar “mbajtjen e kurrfarë zgjedhjesh serbe në territorin e Kosovës”.
Re.Pu.
Add new comment