Morgan Freeman: Obama në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë më shumë racizëm

Postuar në 24 Shtator, 2011 10:59

Aktori me ngjyrë i Hollywood-it, Morgan Freeman, që ka luajtur edhe rolin e Nelson Mandelës në një nga filmat e tij, është zbrazur mirë kundër grupimit politik të së djathtës amerikane Tea Party, që po dikton shumë zhvillime brenda partisë republikane. Rasti ka qenë një intervistë në studion e gazetarit britanik, Piers Morgan. Freeman thotë në këtë intervistë se, gjatë këtyre viteve, në të cilat Barack Obama ka qenë qeraxhi në Shtëpinë e Bardhë, “punët e racizmit janë bërë më keq se ç’kanë qenë”, dhe kjo jo për faj të Obama-s. Përkundrazi. “Gjithë energjitë e të djathtëve, gjithë meraku i tyre, gjithë qëndrimet e betejat e tyre synojnë veç një gjë: Barack Obama s’duhet të zgjidhet për një mandat të dytë. Duket sikur ecin me mendin se ‘në djall shkoftë ky vend, veç ky njeri me ngjyrë të mos jetë edhe katër vite të tjera si President i SHBA-ve’.

Ai shtoi në fund se e ka kuptuar Barack Obama-n që nuk u është kthyer me të njëjtën gjuhë, e që është fokusuar gjithë kohën tek idetë e veta, por do ta donte tash e tutje të ish më agresiv.

Aktori I famshëm e mbështeti Obama-n gjatë fushatës elektorale, që u finalizua me fitoren e këtij të fundit, por nuk pranoi të bënte fushatë me të e për të. “Unë jam aktor, e jo politikan”, tha ai atë mot. Nuk tha nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim edhe këtë herë.

E.G.

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;Ska lidhje fare me racizmin shkurt eshte Fushate dhe Obama me Projektet e Tij prek Interesat e Klases se pasur qe Mbrohen ng Republikanet......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.