Minatorët të lënë në fatin e tyre

Postuar në 08 Gusht, 2011 02:30

13 minatorët janë 1400 metra nën tokë. Janë atje prej 15 ditësh. Sipas mediave të grupit Fokus (Gazeta Shqiptare e Balkanweb.com), mbrëmë rreth orës 21.30, është dhënë një alarm për shembje brenda galerive, por për fat të mirë rezultoi alarm i rremë. Në të vërtetë, ishin çarë tubat e ajrimit në nivelin 14, pikërisht në atë nivel ku ndodhen grevistët. Agjenci të ndryshme sot bëjnë fjalë edhe për shembje të armaturës dhe bllokim të kanaleve anësore (nuk ka një saktësim të këtyre termave të natyrës teknike, kështu që është vështirë të flasësh për masën e rrezikut që përmbajnë këto zhvillime).

Minatorët janë në një gjendje të rëndë shëndetësore. Disa prej tyre po mbahen me serum. Të gjithë janë – sipas mediave – të vendosur “të mos tërhiqen deri në sakrificën e fundit”. Të bën përshtypje indiferenca politike, me të cilën është rrethuar e “shpërblyer” kjo grevë. Duket sikur ka një akord për t’i lënë minatorët në fatin e tyre, atje në thellësitë e nëntokës. E pakuptueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.