Larry Flynt dhe Casey Anthony

Postuar në 04 Gusht, 2011 03:05

Botuesi i njohur amerikan, Larry Flynt, aktiviteti i të cilit është i fokusuar në revistat, publikimet e videot e natyrës seksuale, i ka bërë një ofertë një prej grave më të famshme të Amerikës, Casey Anthony-së, për të pozuar në faqen e parë të revistës së tij Hustler. Casey Anthony është nëna e Caylee-së dyvjeçare, që nuk rron më. E vranë para më shumë se dy vjetësh në rrethana ende të panjohura. Nëna e saj, Casey, u akuzua si vrasëse e së bijës, u mbajt në burg për muaj të tërë, dhe në fund (gjatë korrikut) u dënua me kohën e burgut që kish bërë, por jo si vrasëse; u dënua për informacion të rremë dhënë policisë, e për çikërrima të tjera. Shkurt, në kundërshtim me atë që po besonin amerikanët për dy vjet me radhë, ajo u shpall e pafajshme. Tani është në shtëpinë e vet. Pa të bijën. Plot famë. Dhe e re, e bukur, sensuale, gjë që e bëri Larry Flynt-in t’i bëjë ofertën për të pozuar për revistën Hustler.

Flynt-in e kanë kritikuar nga të gjitha anët për këtë gjest. Por ai mbrohet, duke thënë, se “drejtësia foli, ajo është e pafajshme, e për më tepër, kjo oferta ime nuk bëhet në boshllëk; media ka tre vjet që e ka shndërruar atë në një star; po merren me të edhe pasi është shpallur e pafajshme; fabula me Casey Anthony-në është një dukuri më vete; është si rasti i Richard Ramirez-it, serial killer-i i quajtur Night Stalker, të cilit i kanë mbërritur propozime pa fund për martesë, teksa është duke pritur dënimin me vdekje”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.