Lajmi i fundit: Berlusconi e hodhi lumin sërish

Postuar në 14 Tetor, 2011 07:45

Sapo u mbyll votëbesimi mbi kryeministrin Berlusconi në parlamentin italian. Rezultati: Berlusconi e dhodhi lumin dhe këtë herë. Kish në sallë 617 parlamentarë, e kështu atij i mjaftonin 309 vota. Ai mori më tepër, 316. Kundër tij votuan 301 deputetë. Opozita tentoi ta linte Berlusconi-n pa quorum në aulë, por asaj iu prishën planet nga pesë deputetë radikalë, dhe nga dy deputetë të tjerë jo të maxhorancës, të cilët u paraqitën në votim. Opozita u detyrua të shkonte në sallë, dhe rezultati është ky që është. Berlusconi mbahet në fije te perit. Është një maxhorancë që e lejon atë të rrijë në Palazzo Chigi, por nuk i jep asnjë shans të qeverisë e të bëjë reformat e duhura e të kërkuara, pasi do të jetë gjatë çdo votimi në parlament duke kërkuar ku është njëri e ku është tjetri deputet.

Votbesimi i sotëm e mban, sidoqoftë, jetën politike italiane në standstill. E gjithë Europa priste një sinjal nga ky votbesim, por këtë sinjal nuk e morën.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.