Lajmi 1: Do të ketë takim Tadiç-Thaçi. Lajmi 2: as që bëhet fjalë.
Në versionin online të së përditshmes kosovare Zëri doli fillimisht një lajm, sipas të cilit do të mbahej në New York një takim midis kryeministrit Thaçi dhe Presidentit serb Tadiç. Ky lajm bazohej në pohime të bëra nga diplomatë të huaj të akredituar në Prishtinë. Të njëjtat burime kanë aluduar se temë e bisedës mes të dyve do të ish veriu i Kosovës, heqja e barrikadave të ngritura nëpër rrugë, dhe stabilizimi i gjendjes atje.
Ishte në lajm shumë i fortë dhe i papritur për të qenë i vërtetë. Dhe në fakt, e njëjta gazetë e Prishtinës, Zëri pra, bën më pas përgënjeshtrimin e lajmit të parë, dhe këtë herë bazohet tek një infomacion i dalë nga kabineti i Presidentit serb. Ndihmësat e Tadiçit në Beograd kanë qenë shumë kategorikë, dhe nuk kanë lënë asnjë mundësi për lexim mes rreshtash e për spekullime të mëtejshme. “As nuk është planifikuar, as nuk është e mundur, as nuk do të ketë takim ndërmjet Tadiçit dhe Thaçit”, u shprehën ata.
Kryeministri Thaçi ndodhet në New York, ngaqë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e ka vlerësuar si një mundësi të mirë për të bërë lobbing në favor të njohjes së shtetit të Kosovës. Ndërkohë gjendja në veriun e Kosovës mbetet e tendosur. Rrugët kryesore janë të bllokuara.
E.G.
Comments
"Lajmi 3" : Na plasi b... .
<p>"Lajmi 3" : Na plasi b... .</p>
Add new comment