Kush është terroristi norvegjez, Andres Behring Breivik

Postuar në 23 Korrik, 2011 11:48

Mund ta përshkruash si një Timothy McVeigh norvegjez: I bardhë, bjond me sy të kaltër, i pashëm dhe përfundimisht diabolik. Sipas të dhënave të deritanishme grumbulluar nga burime të ndryshme mediatike e rrjete sociale në internet, terroristi norvegjez që shkaktoi 91 viktima është 32 vjeç, single, kristian dhe konservator me ide të ekstremit të djathtë dhe njëkohësisht anti islamik. Emri i tij sipas medias është Andres Behring Breivik, por identiteti nuk është konfirmuar ende nga policia. Përveç fotove në Facebook, shkruan se i pëlqen gjuetia dhe lojrat elektronike. Në Twitter ai ka shkruar edhe një frazë të shkëputur nga filozofi anglez John Stuart Mill: ‘Një person që beson ka forcën e 100 000 që kanë vetëm interesa’.
Norvegjezi, që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qendër të Oslos duke vrarë shtatë persona, dhe se ka qëlluar për vdekje 84 të rinj në një takim politik në ishullin Utoja, ka blerë 6 ton pleh artificial në muajin maj, sipas një firme për furnizimin e fermave. Disa lloje të plehut bujqësor janë përdorur në të kaluarën për të bërë eksploziv. “Këto mallra janë dorëzuar më 4 maj”, ka thënë një zëdhënës i dyqaneve furnizuese të plehrave kimike bujqësore Felleskjoepet Agri për Reuters. Ai nuk ka dhënë detaje për llojin e plehut bujqësor, por ka thënë se porosia prej 6 tonësh, në rrethana normale, është e vogël për një prodhues bujqësor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.