Kontroll faktesh: Taksa e sheshtë dhe dyfishimi berishian i buxhetit

Ka mbi dy vjet që Berisha, sa herë mburret për efektet pozitive të taksës së sheshtë, thotë se ajo ka qenë faktori kryesor që ka dyfishuar të ardhurat e buxhetit të shtetit. Këtë gjë ai e tha edhe në takimin e fundit me komunitetitn e biznesit në Shqipëri. Por ç’thonë shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave? Në faqen e internetit të saj (http://www.minfin.gov.al/minfin/Buxheti_ne_vite_1268_1.php) konstatojmë se të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2011 kanë qenë në nivelin 344 miliard lekë, ndërsa në vitin 2005 kanë qenë në nivelin 206 miliardë lekë. Pra rritja ka qenë vetem 62% dhe jo 100%, siç trumbeton Berisha e shumë të tjerë rreth tij. Ndërkohë, të adhurat e buxhetit në raport me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) kanë mbetur në nivelin rreth 25%. Pra rritja e të ardhurave të buxhetit shpiegohet thjesht vetëm me rritjen e PBB-së dhe jo me ndonjë përmirësim në vjeljen e të ardhurave. Korelacioni i të ardhurave të buxhetit me PBB-në ilustrohet në grafikun bashkëngjitur (ndërtuar me të dhëna nga World Economic Outlook, September 2011, në miliardë dollarë) Aty shihet qartë se PBB-ja (në vlerë nominale) u trefishua në periudhën 1998-2005, dhe të ardhurat e buxhetit gjithashtu u trefishuan. Ndërsa në periudhën 2005-2011 rritja e PBB-së në vlerë nominale ishte 61%, ndërsa buxheti u rrit 62%...
E.Zaloshnja
Comments
Sot, Obama, ne komunikimin e
<p>Sot, Obama, ne komunikimin e perjavshem radiofonik, deklaroi ;'' Sot me te pasurit e Amerikes paguajne taksa ne masen me te ulet nga sekretaret e tyre' ; dhe me pas vazhdoi; "Nuk eshte e drejte.Nuk ka kuptim."...Ore, po ky zoteria me emrin Obama ende nuk ka mesuar nga sistemi me i perparuar i taksave ne bote te Berishes ?!...Pse nuk duron Obama sa te veje Sala ne Amerike qe t'ja lecise nga afer konkretisht e me element ?!...I paska keshilletaret vetem per ngrefosje, vetem per ta lene Obamen <em>loner (</em>angl. vetmitar)...Sa keq...qe nuk hedhin syte nga 'fanari ndricues'!</p>
62% rritje nominale kur
62% rritje nominale kur inflacioni real per keto 6 vjet eshte 100%...rritja e leshit
Add new comment