Kontroll faktesh: Qeveria e vogël e Berishës
Në një intervistë dhënë rrjetit televiziv financiar CNBC, Berisha deklaroi se “modeli ynë i suksesshëm ekonomik bazohet në një qeveri të vogël dhe barrë të ulët fiskale”. Berisha ia ka dhënë vazhdimisht vetes meritën për adoptimin e një modeli të tillë. Por ç’thonë shifrat? Në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet, totali i shpenzimeve të qeverisë ishte në nivelin 28.5% e Produktit të Brendshëm Bruto (http://www.economywatch.com/economic-statistics/country/Albania/year-2005/ ). Ndërsa pesë vjet më vonë, në vitin 2010, ato u ngjitën në nivelin 29.6% të Produktit të Brendshëm Bruto (http://www.economywatch.com/economic-statistics/country/Albania/ ). Pra, qeveria, në vend që të jetë zvogëluar, është rritur. Barra fiskale në vitin 2005 ka qenë 25.1% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2010 u ngjit në nivelin 25.9% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pra edhe barra fiskale është rritur pak gjatë qeverimit të Berishës....
E.Z.
Add new comment