K/ministri, k/polici, ministri: Arrestimi i Viktor Gushit, një sukses i jashtëzakonshëm!!!

Postuar në 30 Mars, 2012 08:37

Vrasja e arkëtares dhe plagosja e rojes së sigurisë në bankën NBG, është një krim i vrazhdë, krejt i papërpunuar e spektakolar, i bërë në mes të ditës, në prani të shumë njerëzve, në prani të kamerave që kanë filmuar , e i kryer nga një personazh i njohur i kriminalitetit urban (pasi u zbulua autori, u mor vesh se i njëjti person ka bërë krime të tjera gjatë katër-pesë viteve të fundit). Në këto rrethana policia do duhej ta qepte gojën e t’mos shiste dëngla. Por jo, pikërisht në këto rrethana, dënglat nuk kanë të sosur. I pari doli ai, kryeministri, që tha se arrestimi i Viktor Gushit është provë e veprimit energjik të policisë. Pastaj doli drejtori i policisë, Hysni Burgaj, dhe i vari vetes dekorata në qafë. Dhe në fund ka dalë ministri që na thotë: “Garantoj qytetarët se sa më shumë i sofistikuar të bëhet krimi aq më e fortë dhe e palëkundur do të bëhet ndërhyrja e strukturave të shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë dhe për të garantuar që vendi për çdo autor të veprave kriminale të jetë drejtësia”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Jasonbourne (not verified) on

nje kope me Idiote na tregojne se sa te afte jane; pse nuk kerkoni falje e te mbani pergjegjesi qe ky tipi vrau para nje viti dhe u desh te vriste, plagoste, vidhte akoma me shume qe me ne fund te vihej ne pranga?!

Submitted by Endri (not verified) on

Po kur do dali nji here 1 Shqiptar qe te thote - BRAVO qe e kapet ! Por ne Shqiptaret jemi gjithmone e keqja e vetes dhe nuk dime nje here te vleresojm anet pozitive.

Submitted by Johnny (not verified) on

O djali gjete shprehje ti, pse sthua ti BRAVO polocise qe e mbajti birin e botes per nja dy dite brenda sa per sy e faqe; po edhe ajo videoja a arrestimit ishte dicka spektakolare si deshmi i paaftesive te OPGJ! ! ! !

Gjej dicka tjeter per te mburrur kete polici

Submitted by Eno (not verified) on

Cfare ane pozitive shikoni jue tek kjo gje? Qe personi qe beu vrasjet kishte 2 vjet i lire, qe endej lart e poshte me llogari bankare, qe u vra nje femer e pafajeshme nene e tre femijeve, qe u plagos nje polic ne detyre????????

Qellimi i policise eshte te beje te pamunduren pike se pari per te parandaluar krimin.

Submitted by arvanites (not verified) on

Policia kur ndalon je te dyshuar duhet ti lexoje te drejtat dhe jo te beje show para kamareve. Ndersa sa per kete te dyshuarin qe u kap akoma me shume ve ne pah jo profesionalizmin e forcave te rendit. Ky ishte nje fakir qe sapo e ndaluan u hapi barkun policave duke treguar te gjitha krimet e tij, dhe per me teper mbante armen e krimit te koka e krevatit. Ky duhet te ishte kapur qe ne vepren e pare kriminale.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pse, more, do te prese Qeveria te behen krime, pastaj te veproje? Po parandalim krimi a nuk mund te kete? Gjeji, Z. Kryeminister se kriminelet i ke duke bredhur me makina dhe motore dhe duke terrorizuar njerezit. Bile, ata bejne spektakle edhe ne sy te policise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.