Ka të drejtë një zv.ministër të etiketojë qëndrimet e kreut të shtetit?

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim ligjin e sapomiratuar në parlament “mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ose thënë shkurt, ligjin mbi importimin e plehrave. Ai ka ushtruar një të drejtën e tij kushtetuese, dhe ka shprehur me këtë akt një bindje të vetën, por në të njëjtën kohë është bërë interpret i një shqetësimi të shtrirë në shoqëri. Por maxhoranca duket e pickuar keq nga ky veprim i Presidentit. Berisha e të tijtë kanë në dorë ta rivotojnë ashtu siç është, pa i ndryshuar qoftë dhe një presje, dhe me siguri kështu kanë për të bërë, por gjesti presidencial i ka nervozuar tej mase.
Sikur të mos mjaftonin emrat e rëndë të maxhorancës, që nuk lënë rast pa iu vërsulur kreut të shtetit, është bërë i gjallë edhe zv.ministri Bino, i cili i ka lejuar vetes ta etiketojë qëndrimin e Presidentit si një qëndrim politik, dhe me këtë ka dashur të thotë se Topi po luan politikisht kundër maxhorancës. Tani, merret me mend se nuk është mirë që Presidenti të sulmohet me breshëri nga kryeministri e kryetarja e Kuvendit, por guximi i një zv.ministri për t’i vënë etiketa sjelljeve të kreut të shtetit është një gjë e padëgjuar. Një zv.ministër, i cili me siguri ka mbi krye në zyrën e tij portretin e Presidentit, nuk mund të rrëshqasë deri në këtë pikë. Një zv.ministër që bën këtë duhet ta ketë humbur sensin e masës; dhe atë që italianët e quajnë il senso dello stato.
E.G.
Comments
Jashte kufijve te
<p> Jashte kufijve te atmemedheut tone , zevendesministrave ne te gjitha llojet e mediave adresimin e kane minister . Pastaj ne Shqiperi jemi , dhe sipas rradhes se grafikut te "deklaratave'' per mediat i qellon nje zevendesi qe te jape konsiderata dhe per "perendine'' , jo vetem per fotografine siper kokes se tij ,qe nuk e ka vendosur me vullnet te lire ,por me "diktat" te lire...E c"te keqe ka ?! Keta me "zv." para emerteses e kane doren me te rend se te tjeret ,pasi u mungon diplomacia...Biles ne ndonje rast jane edhe me te sinqert...Kur kercasin qeprat ngriji syte nga catia , thote i miri popull !!!</p>
Senso dello stato ? ? ?
<p>Senso dello stato ? ? ? Portreti i presidentit ? ? Keta njerez kane mbi koke vetem Sali Berishen, ndersa ''armikun e klases'' Bamir Topin mund ta shaje kushdo.</p>
Add new comment