Intervistat e shtuara dhe brejtësit e Sokol Olldashit
Nuk dihet se pse, në fundkorrik e fillimgusht, intervistat e politIkanëve janë kthyer në modë. Një arsye mund të jetë reflektimi në kohë pushimesh mbi një stinë kaotike e të ngjeshur politike. Tjetra ka të bëjë më një cytje të fortë që gazetarët e politikës u bëjnë personazheve të politikës me tmerrin që zgjon mbushja e faqeve gjatë një verë të thatë për lajme. Këto ndoshta e shpjegojnë se, pothuaj përditë, në të përditshmet e vendit gjen intervista të gjatë rrëfyese e vetërrëfyese për politikën. Pas Edi Ramës, Arben Malaj, pas tij Kastriot Islami për të ardhur te Skënder Gjinushi, Fatos Hoxha, Arta Dade e Sokol Olldashi. Intervista e këtij të fundit dhënë Nevila Përndojt të gazetës MAPO ka qenë edhe ndër më interesantet. Ministri ka folur jo vetëm për zgjedhjet e fundit të Kryesisë Demokrate, marrdhëniet me Bashën e Topallin, por edhe për… brejtësit dhe karkalecat. “I vetmi rrezik që shoh për qeverisjen janë brejtësit dhe karkalecat. Brejtësit e pushtetit, kategori njerëzore e tmerrshme, që vërtiten në të gjitha portat e ministrive, duke spekuluar me gjoja njohje, lidhje apo kontribute dhe që tentojnë të futen nën çdo derë për të krijuar sistemin e vrimave prej nga ku mund të përfitojnë monedhat e arta që u shkëlqejnë në dritën e hënës dhe që u nxijnë surratin në dritën e diellit. Karkalecat që mendojnë që mund të shijnë në lëmin e pushtetit, duke pretenduar që, kokrrat e drithit që kërkojnë, janë aq pak sa u takojnë. Por, kokërr pas kokrre, bëhen ca si shumë.”
Cilët janë brejtësit?, është pyetja. Sekserët e të gjithë llojeve e kaheve? Pronarët e fuqishëm të medias? Lobuesit? OJQ-të? Politikanë të vegjël e lokalë më ëndrra të mëdha e kombëtare? Ndoshta ca i dimë e ndoshta ca të tjerë na mbetet t’i imagjinojmë…
L.A.
Comments
Ky qe felt per "brejtesit"
Ky qe felt per "brejtesit" eshte nga ata qe i ka ushqyer e zhvilluar ata me shume se kushdo. Kjo eshte ironia e fatit. Japin moral te pamoralshmit
Add new comment