Greva e urisë në Bulqizë përshkallzohet

Postuar në 29 Korrik, 2011 06:56

Minatorët e Bulqizës kanë shtuar kërkesat e tyre, duke kërkuar rritje page nga 20% në 40%, si dhe largimin e administratorit të “ACR”, kompanisë bijë të koncernit minerar austriak “DCM DECOmetal”.Greva e urisë e minatorëve të Bulqizës është sot në ditën e pestë. Të ngujuar në galeritë e minierës 1400 metër nën tokë, minatorët vijojnë grevën, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe kushteve aspak të përshtatshme për një grevë urie.

Dje grevisti Mirdash Neziri u largua nga greva e urisë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, por sot ka vendosur të rikthehet, pas kurimit në spital. Sipas televizionit “Ora News”, ai ka deklaruar:  “Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat tona, ne do të mbyllim minierën. Unë jam në gjendje të vijoj grevën, derisa të vdes me shokët. Kam pasur probleme me zemrën e me këmbët nga mungesa e ajrit. Unë do t’u bashkohem shokëve në minierë, edhe pse atje ka mungesë ajri”

Përpara ambienteve të minierës së Bulqizës, minatorë dhe familjarë të grevistëve të ngujuar nën tokë mbështesin grevën e urisë, duke protestuar para zyrave të “ACR”. Përveç rritjes së pagave, minatorët kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës, si dhe uljen e moshës së pensionit. Administratori i “ACR”-së deklaroi dje se kompania është e gatshme tani të rrisë pagat me 20%, por nuk mund të plotësojë kërkesat e tjera.

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.