Greva e urisë dhe pazaret e pretenduara jashtë minierës
Një prej përfaqësuesve të sindikatës së minatorëve, Tafë Koleci, pretendon se tri ditë më parë i ka mbërritur një sms, që thotë: “Përshëndetje zoti Koleci! Jam Fatos Kaleshi, juristi i ACR-së, dhe po të shkruaj në emër të Gigës [Giga Bedineishvilli është administratori i kompanisë. Shënim i redakisë]. Mund të takohemi në aeroportin Nënë Tereza sot në orën 13.00? Do jemi vetëm ne të tre. Dëshirojmë të vish vetëm. Të lutem, na e konfirmo!”
Asnjë prej gazetarëve që kanë shkruar lidhur me këtë sms nuk na bën me dije, nëse kanë zhbiriluar në inbox-in e celularit të Kolecit për ta konfirmuar këtë pretendim, apo thjesht besojnë atë që u është thënë. Në fakt, është një sms i çuditshëm (“hajde vetëm”, “do jemi të tre”). Nuk është se mund të shërbejë si provë për t’u përdorur nga organet e drejtësisë në kurriz të dërguesit, por ne gazetarët në këtë rast s’e kemi për gjë ta kualifikojmë si “një sms që bie erë” (nëse do të ish një sms i vërtetë). Ashtu siç bie erë dhe takimi në Rinas, i kërkuar me sms-në në fjalë, ku është folur, gjithmonë sipas Kolecit, për të mbyllur grevën e urisë në këmbim të parave. Duhet besuar Koleci? Një gjë është e sigurtë në këtë mes: Ose sindikalisti duhet ndjekur penalisht për shpifje (i paditur nga ACR-ja), ose përfaqësuesit e ACR-së duhen ndjekur penalisht për veprën e korrupsionit aktiv (të paditur nga Tafë Koleci).
E.G.
Comments
Cdo gje qe te thuhet per ata
Cdo gje qe te thuhet per ata "te mjere" ne ate thellesi ku secili nga ne do asfiksohej une e besoj,pavaresisht se c'ben drejtesia.Pse?Po ne shqiptaret percahemi kollaj "per kAPELE DHE PER DELE" dhe kete psikologji te huaj para se te vijne e kane studjuar me mire se ne.Ne cdo hap vetem "kuaj Troje" sheh e ndesh,qe te ofrohen kaq kollaj,e na mashtrojne kaq shpesh sa na e bejne te ardhmen "pershesh"...Miniera "troje" do behet,pune oresh eshte...
Në fakt,ne shqiptarët duket
Në fakt,ne shqiptarët duket sikur jetojmë një jetë paralele...me atë të vërtetën...dhe tani kemi bindur aq thellë veveten saqë nuk guxojmë të jetojmë jetën e vërtetë...!Ajo një tmerr i vërtetë është...realisht..Por ankthi i jetës inaktive..(paraleles..)e rëndon shumë më tepër atë...Mendoj se Sindikalisti duhet të tregojë devotshmëri murgu...kur i thonë..në respekt të minatorëve të...''Varrosur..përsëgjalli..''Ai pa hezitim duhet ti drejtohet prokurorisë..._Bëje zoti Tafë Koleci..ashtu si e bënë minatorët e Valiasit..dikur në në vitet ..'90...Respektoi jetët që po sakrifikohen për të gjithë ju..dhe neve bashkë..!Përshëndetje!
Add new comment