Egjyptianët të ndarë lidhur me Mubarakun
Kombet nuk e kanë gjithmonë të lehtë të merren me diktatorët e tyre të rrëzuar nga pushteti. Mund t’i çojnë në sallën e gjyqit? Këtë po bëjnë në Egjypt, ku dje filloi procesi penal në ngarkim të atij që për tridhjetë vjet me radhë e sundoi i parivalizuar dhe dhunshëm këtë vend të rëndësishëm të Lindjes së Mesme. Ndërsa në sallë shfaqej personi me emrin Mubarak, i burgosur në kafazin e hekurt, i vendosur në një shtrat spitali, jashtë shfaqej dukuria Mubarak, dmth njerëz që nuk pajtohehsin me atë që po ndodhte, e që ishin të gatshëm të ndesheshin me ata që mezi e kishin pritur këtë ditë. “Ai është ati ynë, është babai i kombit egjyptian, e ka për të dalë i pafajshëm”, thotë një grua që kish dalë në mbështetje të atij që po gjykohet për korrupsion e për vrasjen e qindrave protestuesve në sheshin Tahrir në ditët, kur kish filluar “pranvera arabe”. Ndërsa një mesoburrë afrohet tek një kioskë gazetash, ble një gazetë, tregon faqen e parë të dominuar nga fotoja e Mubarakut në pikë të hallit (brenda kafazit me shufra hekuri), pështyn mbi atë foto, dhe largohet. I zoti i kioskës shpjegon gjestin e zemëruar të atij njeriu: “Mubaraku brenda atij kafazi don të thotë se ka drejtësi në këtë botë, dhe ne kemi hyrë në rrugën e drejtësisë”.
Egjypti është i ndarë në dy pjesë, sidoqoftë. Diktatorët nuk marrin fund kur marrin fund. Ata janë hall edhe më pas.
Comments
Mos kini frikë... kështu
Mos kini frikë... kështu është pak në fillim, sa të hiqet e keqja. Imagjinojeni të keqen, si të futur, në ndonjë "vend të lik", dhemb kur vendoset, po dhëmb pak edhe kur e heq...
Add new comment