Dikush po luan me jetën e minatorëve

Postuar në 10 Gusht, 2011 01:53

Është dita e 17 që ne japim e dëgjojmë lajme mbi jetën e 13 burrave, që gdhihen  e ngrysen me qindra metra poshtë në thellësitë e nëntokës. Janë në grevë urie. Një pjesë e tyre mbahen në jetë me serum. Të tjerët janë në një gjendje të rënduar shëndetësore, fizike e psikologjike. E nuk dihet se ç’do ndodhë me ta. Duket sikur askush nuk do që ata të dalin prej aty. Duket se të gjithë ata që vëzhgojnë, informojnë, komentojnë e vendosin  për ta, janë duke luajtur një lojë. Kompania austriake, pasi i lë me ditë të tëra në këtë grevë urie, u thotë në ditën e 15-të: ok, por hajt takohemi në Tiranë. Krerët e sindikatave, që janë jashtë galerive, demonstrojnë vendosmëri e premtojnë se “s’ka kthim mbrapa”, por gjithë këtë “protagonizëm heroik” e ngrenë mbi jetën e atyre të 13-ve. Mediat kanë informuar në vijimësi, por nuk kanë përtuar të bëhen palë në këtë histori, gjë që e kanë shprehur me llojin e lajmit, gjatësinë e lajmit, vendosjen e lajmit në faqe, madhësinë e fotove shoqëruese, nënvizimet që bëjnë, intervistat që marrin, etj. Politika e qeveria kanë heshtur. Presidenti i Republikës dërgoi një nga këshilltarët atje, por kaq. Vetëm dje opozita u kujtua të dërgonte Arben Ahmetajn atje. Ndërsa qeveria është mjaftuar të bëjë diversion (njëherë cakton një intitucion të vetin të padisë kompaninë ACR-në e njëherë tjetër një institucion të dytë për të paditur minatorët që po vënë në rrezik minierën).

Kushe ka marrë seriozisht këtë grevë? Vetëm minatorët, me sa duket.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ti mor zotëri gazetar kur nuk e din se si funksionon një grevë e si vendoset nji raport force mes punëtorëve që nuk kanë gjë në dorë e nji firme që fiton milionat, pse kërkon me dhanë imazh të keq grevës.

Kujtoja në fillim se ky sajt ishte me orientim progresist, por tashi po e kuptoj se është veç me orientim konservator - reaksionar.

hajt tung

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.