Dashuri me mblesëri dhe një çift serbo-shqiptar

“Shita demin e preferuar që të mund t’a laja në flori. Ky është një zakon shqiptar. I bleva një unazë floriri, një varëse, një byzylyk dhe vëthë. Më në fund familja pranoi”. Fjalët janë të një 37 vjeçari serb, Zoran Tomic, nga një fshat i thellë, nja 250 kilometra nga Beogradi që rrëfen martesën e tij me shkesi me një shqiptare muslimane nga veriu, një vit më të vogël se vetja. Historia vjen nëpërmjet Associated Press dhe ka në qendër një biznes martesash. I riu serb rrëfen se iu desh një kohë e gjatë kërkimesh për nuse nga fshati i tij i thellë dhe deri në veriun e Shqipërisë. Ai udhëtoi disa herë në një fshat ku një shkes shqiptar i prezantoi gra të ndryshme por asnjëra nuk ia mbushi syrin derikur takoi Edmondën. Tomiç i tregon agjencisë AP se negociatat morën një ditë të tërë dhe më në fund prindërit e gruas pranuan. Të ndihmuar edhe nga një ofertë financiare. Historia e tij, vazhdon artikulli i AP është pak e ndryshme nga ajo e një çifti tjetër serbo-shqiptar në fshat ku burri është shumë më i vjetër se gruaja. Ai nuk e lejon të shoqen të komunikojë me pjesën tjetër të fshatit e madje as me bashkëkombasen e saj, Edmondën. “Ai është i vjetër dhe ndoshta ka frikë se e humbet”, thotë Zoran Tomiç. Ai është ortodoks ndërsa Edmonda është muslimane. Ajo nuk e ha mishin e derrit dhe nëna e Zoranit e thërret “Muslimania”. Histori të ngjashme priten të marrin jetë kur autoritetet serbe t’u japin visto 8 mijë kërkesave për emigrim të paraqitura nga burra serbë për gratë e tyre shqiptare. Sipas AP është zhvendosja e të rinjve në të dy vendet që u hap rrugë aferave të tilla që në kushte të tilla do të ngjanin të pamundura duke patur parasysh armiqësinë shekullore serbo-shqiptare.
L.A.
*Artikullin e plotw mund ta gjeni nw: http://www.google.com/hostednews/ap/article/ALeqM5hGwusWwyWf...
Comments
Te trashegoheni!
Te trashegoheni!
Kur martohen gjermant me
Kur martohen gjermant me francezt, qe kan qene gjithmone ne hasmeri, pse te mos martohen shqiptart dhe shqiptaret me serb/e dhe me grek/e dhe me malazez/e dhe me maqedonas/e?!?
A me hamserite e kohnave te vjetra do te vazhdojne edhe brezat e rij?
çifteve u qofte per hajr e u trashegofshin.
Dajat dhe xhaxhallart do te lidhen me miqesì dhe keshtu Ballkani do te paqetohet.
O lale serbet vijne i blejn
O lale serbet vijne i blejn keto budallackat ju japin leke prinderve dhe e marrin vajzen pa e njohur hic tamam sikur po blen nje lope(e thote vete artikulli e zgjodhi mes shume femrash sikur ishte ne pazar apo harem te sulltanit) vetem maloket mund ti shesin keshtu femrat ne fund te fundit kete bene dhe ne 1997.
Eshte fenomen social teper
Eshte fenomen social teper shqetesues. Shqiptaret martohen me serb, por me nje dallim, shqiptaret e shqiperise, se shqiptaret e kosoves jane kail te te vrasin nese ja permend dicka te tille. Dhe e kane fort mire, besa.
serbet nuk duan te shohin shqiptar me sy. dhe keto martesa ndodhin per faktin se gocat shqiptare jane per shtepi. Shprehje qe te acaron, thuasje te tjerat rrine rrugwve.
Dmth martohen me shqiptare per ti kthyer ne sherbetore. por kur gjejne budallcka te tilla mire t'u behet.
o ema mos beje pergjithsime
o ema mos beje pergjithsime kur flet jane te tera shqiptare nmyslimane nga veriu i shqiperise jo nga shqiperia e mesme ose ajo jugore.Sa per kosovaret mitrovica eshte plot me kosovare qe jane martuar me serbe biles para se shqiperia te merrte vizat shengen kosovaret paguanin ne zyrat me mbishkrimin sup ne kosove mijra euro per pashporten serbe dhe rreth 7000 prej tyre ishin pajisur me kete dhe vazhdonin akoma.
ka ca vite qe kam lexu nje
ka ca vite qe kam lexu nje fejton ne nje te perditshme shqiptare ne maqedoni. nje gazetar shqiptar i atjeshem kish investigu kete dukuri ne terren, sepse kjo puna e martesave behet edhe me maqedonasit e katundeve me te humbura. Shqiperia, toka ku mund te gjeje nuse edhe me humburi sllav. nesje, fejtoni e trajtonte kete dukuri nga te gjitha anet, nje pune para excellence ne trajtimin e nje fenomeni te tille social. nuk di ku ta gjejme nje mundesi qe te mund ta sillnim ketu kete fejton qe te gjithe te kishim mundesi ta lexonim apo rilexonim.
O Andi e ke info te gabuar ate qe ne mitrovice gjen kosavare te martuar me serb.
Kur kam qene me trupat
Kur kam qene me trupat shqiptare te kforit njehere ne mitrovice kishte plot kosovare qe thoshin me mire me serb se sa me djemte e Kosoves si ka ardhur koha sot.
Add new comment