Bojkoti është old-fashioned për socialistët

Postuar në 22 Korrik, 2011 05:49

Të hënën është betimi që Lulzim Basha do të bëjë si kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës, dhe me këtë ngjarje shënohet fundi i odisesë së garës elektorale për kryeqytetin. Deri dje ka pasur një kureshtje lidhur me vendimin e socialistëve mbi këtë moment të konstituimit të organeve drejtuese të kësaj bashkie. Do të marrin pjesë? Apo do ta bojkotojnë? Nisur nga ecuria e zgjedhjeve të 8 majit dhe nga konflikti postzgjedhor mes të majtës e të djathtës i fokusuar më së shumti tek fati i bashkisë së Tiranës, shumë njerëz kanë besuar se socialistët do ta bojkotonin këtë përurim mandati, e ndoshta gjithë mandatin. Por Besnik Bare na bëri me dije, se “opozita do të marrë pjesë ditën e hënë në mbledhjen e këshillit bashkiak”.

Duket se socialistët po përurojnë, gjithashtu, një erë të re, atë të pjesëmarrjes së pakushtëzuar në jetën institucionale të vendit. Krahu radikal në partinë socialiste e në opozitë kërkon përshkallëzim të rezistencës e të protestave, por sipas të gjitha gjasave ka një presion të madh ndërkombëtar mbi opozitën. Duhet thënë se vetë bojkoti, si strategji politike, nuk ka dhënë fryte as për PS-në, as për vendin.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.