Bill Clinton: Republikanët janë duke fyer inteligjencën e pasanikëve

Postuar në 19 Shtator, 2011 10:58

Bill Clinton e sheh të tatëpjetë rrugën që i ka mbetur Barack Obama-s deri në stacionin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. “Kështu ndodhi dhe në vitin 1996, kur unë isha në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai dje në programin Today të kanalit televiziv NBC. “Unë pata përplasje të mëdha me republikanët në vitin 1995, por në vitin zgjedhor 1996 u verifikua një klimë bashkëpunimi e dialogu, gjë që na dha munndësinë të kalonim në Kongres ligjin mbi pagën minimale”, përfundoi ai pa shpjeguar përse ndodhi atëherë e ku qëndron ngjashmëria mes konteksteve politike të dy kohëve.

Por përpara se të thosh këtë, ai bëri kritika të forta në adresë të GOP-it (është akronimi, me të cilin thërrasin prej kohësh partinë republikane – Grand Old Party). “Ne demokratët nuk jemi pa faj për këtë situatë, por ajo që thonë republikanët, se gjoja rritja e taksave për të pasurit pengon krijimin e vendeve të reja të punës, është një fyreje që i bëhet inteligjencës së amerikanëve të pasur”, tha ai. Dhe pastaj shtoi: Me këto qëndrime fanatike kundër rritjes së taksave, gjë që  i ka çuar në pozicione esktreme antiqeveriatre, ata janë duke trembur dynjanë”.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.