Berisha: Faji që na refuzohet statusi i vendit kandidat është i opozitës

Postuar në 23 Shtator, 2011 04:58

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Berisha tregohet pesimist lidhur me përgjigjen që Brukseli do t’i japë kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në muajin tetor. Ai nuk thotë se pret “jo”-në nga Komisioni Europian, por e lë të nënkuptuar këtë gjë. “Unë mendoj se Brukseli e ka bërë punën e tij. Bllokimi ka qenë në Tiranë dhe sërish është në Tiranë. Në qoftë se është pritur deri ditën e fundit për të mos votuar ligjet me 3/5, të domosdoshme për reformat e ndryshme, kjo ka pasur vetëm një qëllim, të bllokojë këtë proces.”, thotë ai, duke u përpjekur të gjejë qysh tani fajtorin për “krimin” që do të ndodhë në tetor.

Ai e lidh refuzimin e vjetshëm të Brukselit, por dhe atë të pritshmin në tetor, me ligjet e pamiratuara me 3/5 e votave të Kuvendit për shkak të bojkotit që opozita i ka bërë jetës parlamentare. “Qeveria ka plotësuar dhe ka një plan pune në komisionin e integrimit që e ka dhe opozita të qartë, ka plotësuar dhe plotëson kërkesat e saj që nuk janë me 3/5-at.”, shprehet ai. Por në fakt nuk është kështu. Miratimi i ligjeve me 3/5 e votave, dhe emërimi i ndonjë kreu institucionesh me po kaq vota, janë vetëm 2 nga 12 pikat e kërkuara. Dhe janë më të parëndësishmet. Zgjedhjet e prishura e të vjedhura të 8 majit (organizimi i zgjedhjeve është kërkesa kryesore e Brukselit) nuk ka të bëjë me bojkotin e parlamentit. Në këtë kuptim, refuzimi i dytë i Brukselit (gjë e sigurtë kjo) është një shuplakë e fortë për qeverinë, dhe një penalitet i fortë për shqiptarët që e kanë për zemër integrimin në BE.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.