Çfarë ndodh në internet në harkun e 60 sekondave?
Ç’mund të bëni ju në harkun e një minute? Mund të qëroni një portokalle, mund të prisni t’ju hapet kompjuteri, mund të bëni një telefonatë, mund të eksitoheni pas një puthje me të dashurin/të dashurën, mund të lani dhëmbët në mëngjes a në darkë vonë, mund të shihni një spot publicitar në TV, mund të zhvisheni për t’u futur në shtrat, mund të zbrisni shkallët për të dalë, mund të hipni në makinë, të vini rripin e sigurimit, të prisni të shuhet sinjali i kandeletës, e t’i jepni çelësit për ta ndezur makinën, etj, etj, etj. Por këto veprime i përkasin botës reale, asaj off-line. Ndërsa në botën online, në internet, ndodhin gjëra të tjera, por aq shumë gjëra, sa askujt s’ia pret mendja: upload-ohen 6,600 foto në Flickr, regjistrohen rreth 70 domain-e të reja, jepen në Craigslist më shumë se 1 200 njoftime të reja publicitare. Kaq? Jo, ka të tjera. Gjatë një minute, upload-ohen 600 video në youtube, publikohen në rrjetet sociale rreth 700 mijë përditësime të statusit, bëhen 80 mijë postime në wall, dhe 500 mijë komente, dërgohen më shumë se 150 mijë email-e, shtohet një përkufizim i ri në UrbanDictionary.com. Etj, etj. Ndërkohë që ju keni qenë duke lexuar këtë lajm, ka kaluar dhe një minutë tjetër. Në internet jeta ka rrjedhur me të njëjtin ritëm.
E.G.
Add new comment