Zgjidhja e krizës, Michalos: BE imponoi politika të gabuara në Greqi

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:20

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Athinës, Constantine Michalos thotë se Trojka mund të bëjë të njëjtin gabim, që bëri, sipas tij, kur nisi kriza greke e borxheve dhe vendit iu imponuan masa drastike kursimi dhe refoma të ashpra. "Ne mund ta shihnim që në maj 2010 se paketa e kursimeve do të çonte në një pikë të vdekur dhe jo vetëm që e shohim sot këtë rezultat, por edhe partnerët tanë europianë, e pranojnë se ka qenë një përzierje e gabuar politikash ekonomike"- tha ai.

Greqia ka nevojë për më pak kursime dhe më shumë stimuj për rritje ekonomike, është prognoza e kreut të Dhomës së Tregtisë. Trojka, e cila ndodhet aktualisht në Athinë është e shqetësuar për vonesat në arritjen e një marrëveshjeje mes autoriteteve dhe kreditorëve privatë për shkëmbimin e borxhit. E shqetësuar edhe për  angazhimin e Athinës për reformat, Trojka ka kërkuar ndëmarrjen e masave të reja.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.