Zgjedhjet në Francë, Hollande paraqet programin

Postuar në 19 Prill, 2012 07:20

Francois Hollande, që sipas sondazheve do të  fitojë  zgjedhjet presidenciale në Francë duke u bërë i pari lider i majte në Elize pas rreth 2 dekadash, bëri paraqitjen e tij të fundit të programuar në televizionin kombëtar. Hollande garon aktualisht kokë më kokë me presidentin francez Nikolas Sarkozi për raundin e parë të votimit më 22 prill. Sondazhet e fundit i kanë  dhënë atij 29 për qind të mbështetjes ndërsa Nicolas Sarkozy mbetet në nivelin e  24 për qind.

Hollande ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij modifikimin e kompaktit fiskal te traktatit europian për të përfshirë klauzola për zhvillimin ekonomik. Njëheresh Hollande nuk përkrah masat e kursimeve.

"Unë shoh në veprimin tim një perspektivë rritjeje. Unë nuk i pranoj masat e kursimit. Do të ketë përpjekje sic i kam premtuar popullit francez. Ne kemi një borxh të lënë nga Presidenti aktual, deficitet tona janë shumë të rëndësishme, ne kemi për të bërë përpjekje, por këto përpjekje do të ndahen në mënyrë të drejtë"- tha Hollande.

Hollande është favorit për të fituar zgjedhjet e balotazhit më 6 maj, me një mbështetje prej 53- 58 për qind. Nikolas Sarkozy pritet të arrijë në 42- 47 për qind për raundin e dytë.

"Unë nuk jam këtu për t'u dukur, nuk jam një kandidat për të hequr Sarkozinë, sic pretendon Jean-Luc Melenchon. Unë jam një kandidat për të lejuar ndryshimin në Francë, një ndryshim që funsionon në pesë vjet. Nuk ju premtoj asgje që nuk do të mund ta kryej"- shtoi Hollande.

Mbështeja për Sarkozy shënoi rritje pak pas vrasjes se Muhamed Meral të riut që shokoi francën  me vrasjet në Tuluzë, por në prill  ai ka shënuar sërish rënie në sondazhe dhe hendeku i balotazhit  është zgjeruar. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, majtisti Jean-Luc Melenchon dhe përfaqesuesi i qendrës Francois Bayrou renditen në vendin e tretë, të katërt dhe të pestë respektivisht për raundin e 22 prillit. 
 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.