Vritet bebja sepse ishte vajzë

Postuar në 12 Prill, 2012 05:42

Për të paktën një javë ajo luftoi fort për të qëndruar në jetë, por e pati të pamundur për shkak se goditjet që kishte marrë në trup nga i ati ishin brutale. 

Bebja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi, të mërkurën në mëngjes.

Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.

Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo pësoi konvulsione. 

 

top-channel.tv

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>&quot;Babai i saj Umar Farooq&quot;</strong> . Ky emer si me qene emer shqiptarsh :&nbsp;<strong>Babai i saj Ymer Faruku</strong>. Sa ngjashmeni kemi neve shqiptaret me indjant (tash 600 vjet) !!!!</p><p>E shkreta vajze qe lindi ne familjen e&nbsp;Ymer Farukut .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.