Vota greke, bursat e nisin javën mbarë

Postuar në 13 Shkurt, 2012 08:22

 

Bursat botërore e kanë nisur mirë këtë javë, pas parlamenti grek miratoi paketën e re të kursimeve, si mënyra e vetme për të marrë ndihmën ndërkombëtare e për pasojë për të shmangur falimentimin. FTSE 100 në Londër u rrit me 0.8 për qind në orët e para të së hënës. 

Dax në Gjermani u rrit me 0.6 dhe CAC-40 me 0.7 për qind. Edhe në SHBA, situata është pozitive. Indeksi i Dow Jones u rrit me 0.5 për qind dhe S&P me 0.6 për qind. Në Azi, Nikkei u rrit 0.6 për qind, Hang Seng në Hong Kong me 0.5 dhe Kospi në Korenë Jugore me 0.6 për qind. 

Analistët në Athinë padyshim e kanë parë si tejet pozitive votën e djeshme, por Dimistris Katsikas thotë se disa nga ngjarjet që ndodhën një ditë më parë, hedhin dyshim mbi rezultatin apo ndoshta edhe aftësinë e qeverisë së ardhshme, cilado qoftë ajo, në realizimin e reformave. 

"Por mendoj se përgjithësisht, europianët do të shohin që ne po përpiqemi, që ne kemi bërë atë që mundëm të bënim. Ne kemi respektuar anën tonë të marrëveshjes. Dhe tani topi, nëse do ta quani kështu është në anën e tyre",-tha ai. 

 

Albanian Screen 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.