Video Meta – Prifti, Gjykata cakton 18 detyrat për ekspertët

Postuar në 23 Shtator, 2011 10:39

Gjykata e Lartë ka përcaktuar detyrat e ekspertëve për videon Meta-Prifti. Në seancën, e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë Gjykata u ka dhënë 18 detyra ekspertëve, për ekspertimin e laptopit dhe orës kur është bërë videoja.
Po ashtu, Gjykata i ka lënë ekspertëve, afatin kohor një mujor për kryerjen e detyrës.
Sipas gazetarëve që kanë ndjekur seancën, bëhet fjalë edhe për një video të dytë, e cila është regjistruar nëpërmjet një ore – kamera, ku ka një bisedë të ish ministrit Prifti me ish zëvendesminisrtrin Leonard Beqiraj.
Gjatë ditës, Gjykata e Lartë hodhi poshtë sot kërkesën e prokuorisë së përgjithshmë për të larguar nga hetimi, tre ekspertët që duhet të bëjne riekspertimin e video – përgjimit Meta – Prifti.
Vendimi u dha pak pas mesditës, ndërsa sipas prokurorit, tre personat e emëruar për ekspertizë nuk kanë njohuritë e duhura për programet audio-vizive prandaj duhet të largohen.
Në seancën e kaluar gjykata caktoi tre ekspertët shqiptarë, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri për të bërë ekspertizën e video-përgjimit.

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.