Trojka, kërkesë të re: Grekët të punojnë 6 ditë të javës

Postuar në 05 Shtator, 2012 09:25

Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë kanë sugjeruar masa të reja, që përfshijnë edhe rritjen maksimale të ditëve të punës, deri në 6 ditë të javës, pra edhe të shtunën. 

Kjo është një nga disa propozime jozyrtare, me qëllim liberalizimin e tregut të punës dhe për të rritur të ardhurat e qeverisë greke, që janë përfshirë në një letër, të zbuluar nga BBC. Propozimi nuk ndodhet në marrëveshjen origjinale të nënshkruar nga Trojka me qeverinë greke. 

Inspektorët nga BE, FMN dhe Banka Qendrore Europiane, të njohur si Trojka, do të vizitojnë Greqinë këtë javë dhe pas inspektimit do të hartojnë raportin, nga i cili varet lëvrimi i këstit të radhës. Greqia ka nevojë për pagesën e kestit të ndihmës 31.5 mld euro, për vazhduar pagesën e borxheve të saj. 

Sot ministri gjerman i financave Volfgang Schauble përjashtoi një paketë të tretë ndihme për Greqinë. "Shpenzimet për Greqinë janë tashmë shumë të larta dhe për këtë arsye ne nuk mund të kemi një program të ri për Greqinë," tha ai për radion gjermane. 
Në dt 7 shtator, presidenti i KE, Herman Van Rompuy do të takohet me kryeministrin grek, Antonis Samaras. 

 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.