Taskë-forcë antiduhan, nga 1 shtatori fillojnë gjobat

Postuar në 20 Gusht, 2012 11:07

Nisi këtë të hënë punën taskë-forca kundër produkteve të duhanit. Grupi i punës do të inspektojë deri në datën 1 shtator baret dhe restorantet në të gjithë vendin. Masa e parë për çdo shkelës të këtij ligji do të jetë paralajmërimi. Pas rikontrollit, që do të vijojë pas 1 shtatorit nuk do të kursehen gjobat, që nisin nga 50 mijë lekë. Nese ato nuk do të paguhen brenda 10 ditësh, do të jetë përmbarimi vjelësi i tyre. Çdo ditë që kalon nga pas 10 ditëshit, që pritet gjoba, ajo do të paguhet me kamatë vonesë. Kjo taskë?forcë u ngrit disa ditë më parë me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.