Studimi: 20% e të rinjve me bindje anti-semite. Polemika në Gjermani

Dita e Përkujtimit të Holokaustit është ende e panjohur mes të rinjve në Gjermani. Gjetjet e studimit më të fundit të ndërmarrë nga parlamenti gjerman vlerësohen si shokuese ndërsa anketimet tregojnë se 20 për qind e djemve mes 18 dhe 25- vjeç kanë bindje të fshehta anti-semite.
Të dhënat kanë shkaktuar një valë të gjerë polemikash mes klasës politike e elitave gjermane ndërsa edhe një herë reflektohet se e kaluara shpesh është vështirë të harrohet.
"Anti-semitizmi në shoqërinë tonë është i bazuar në paragjykime popullore, rrënjosur thellë në të zakonshmen apo padijen rreth hebrenjve dhe Judaizmit"- thonë sociologët ndërsa në këtë përvjetor të rëndësishëm të dhëna të ngjashme persa i përket rritjes së nacionalismit janë zbuluar dhe në vende të tilla europiane si Hungaria, Polonia dhe Portugalia.
Albanian Screen
Comments
Titulli nuk eshte i sakte,

Titulli nuk eshte i sakte, krahasuar me origjinalin.

Ne raportin paraqitur Bundestag-ut nuk thuhet ne asnje rresht qe 20% e te rinjve jane me bindje anti-semite.

Ne raport thuhet tekstualisht qe "1/5 e popullsise, pra 20% e saj ka pikepamje latente antisemite" si konstatim i dy studiuesve, njeri nga Universiteti i Londres dhe tjetri nga Universiteti Teknik i Berlinit.

Megjithate edhe per kete studim kam rezervat e mia. Ne Gjermani nuk guxon te kritikosh politiken e shtetit izraelit ndaj botes arabe se te stamposin vulen "antisemit".

Kam pershtypjen se ne pyetesorin e ketij studimi, keto lloj pyetjesh do te kene zene nje vend jo parendesi.

Problem i veshtire per ky gjermanet.

Add new comment