Skema e re për spitalet, do të paguhet për ditë qëndrimi

Propozimi i ri, i bërë nga drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Elvana Hana, parashikon që pagesa nëpër spitale të bëhet për ditë qëndrimi apo për shërbim. Sipas Hanës çdo diagnozë duhet të ketë një çmim të caktuar.
Ndërkohë që metoda aktuale që bazohet në buxhetin historik, shoqërohet me mungesë autonomie dhe me një menaxhim jo të mirë, çka ndikon në cilësinë e shërbimit. "Reformimi i metodave të pagesave në kushtet e sistemit tonë, patjetër që do të shoqërohet me ndërhyrje të tjera, hartimin e politikave koordinuese, rritjen e shkallës së autonomisë duke aplikuar qasje bashkëkohore për drejtimin e spitaleve", - deklaroi Hana.
Nga monitorimi i kontratave me spitalet u shpreh drejtuesja e ISKSH janë vënë re se një sërë treguesish, siç është shfrytëzimi i shtratit për të cilat spitalet financohen, janë në një nivel të ulët. Këto deklarata u bënë gjatë konferencës me fondacionin gjerman "Konrad Adenauer", me temë "Përmirësimi dhe zhvillimi i pagesave në spitale".
Ballkanweb.com
Add new comment