Skandal korruptiv në Vatikan, Selia e Shenjtë sulmon tv "La7"

Postuar në 27 Janar, 2012 05:41

Vatikani sulmon gazetarët e stacionit televiziv "La7" për mënyrat investiguese  ndërsa publikohet skandali korruptiv në Vatikan. "Detyra e Nuncit Apostolik në Shtetet e Bashkuara dhënë hirësisë së tij Viganò një nga më të rëndësishme të diplomacisë Vatikanit" është "prova e padiskutueshme e vlerësimit të Papës për të". 

Është kjo përgjigjia e selisë së shenjtë që kërcënon me veprime ligjore kundër stacionit televiv, ndërsa pas një skandali pedofilie përballet tashmë me një tjetër skandal, atë të korrupsionit. Në kuadër të një hetimi "me duar të pastra" në Vatikan, janë publikuar letrat dërguar papës nga ish- sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit  thënë ndryshe dikasterit të ekonomisë  ku denoncohej korrupsioni dhe prokurimet e fryra që për selinë e shenjtë kishin shkaktuar humbje 50-60bi financat e Selisë së Shenjtë. 

Letrat datojnë në mars dhe prill të vitit 2011, kur kryepeshkopi Carlo Maria Vigano u hoq nga detyra para kohe. Në tetor ai u bë Nunci Apostolik në Uashington. Autenticiteti i letrave megjithatë nuk është hedhur poshtë e pyetjes të ngritur nga gazetarët italianë nëse ishte diktuar largimi i klerikut të njohur nga presionet e furnitorëve të Vatikanit i është përgjigjur në mënyrë pohuese një bankier konsulent i Selisë së shenjtë. 

Ndër operacionet me tronditëse është një transaksion financiar në 2009, që ka shkaktuar humbje prej dy milionë e gjysmë dollarësh, por dhe për skenën e improvizuatr të lindjes së Krishtit në Sheshin e Shën Pjetrit me kosto 550.000 euro.

 

Delina Bitraku

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.