Shqiptarët shtohen, maqedonasit po rrezikohen
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3025_3_153.jpg?itok=QdsPOI8b)
Treguesit statistikor gjatë gjashtë viteve të fundit theksojnë rritjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe uljen e asaj maqedonase.
Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga e përditshmja “Dnevnik” nga periudha e vitit 2004 deri në vitin 2010 ka pasur shifra të dalluara lidhur me rritjen dhe zvogëlimin e popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Derisa popullsia shqiptare ka pasuar rritje, ajo maqedonase po shënon rënie, gjegjësisht trende të larta të mortalitetit dhe zvogëlim të natalitetit.
Numri i maqedonasve gjatë shtatë viteve të fundit është zvogëluar për 12 mijë banorë, derisa tek shqiptarët gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të dyfishtë prej 31 mijë banorë. Këto shifra bazohen në të dhëna të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup. Zvogëlimi i numrit të popullsisë maqedonase është evidente në më shumë se 65 nga 84 komuna. Sipas statistikave zyrtare, popullsia shqiptare në Maqedoni rezulton 25 për qind, ndërsa popullsia maqedonas mbi 64 për qind.
Panorama
Add new comment