Shkup, përkujtohet 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Në Maqedoni sot janë organizuar aktivitete me rastin e shënimit të 102-vjetorit të lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza.
Në amfiteatrin e shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në mbrëmje do të shfaqet premiera e filmit “Duke jetuar me Nënë Terezën” nga regjisori japonez dhe presidenti i Akademisë Japoneze të Filmit, Shigeki Çiba. Filmi ishte xhiruar në vitin 2010 dhe ishte shfaqur nëpër qendrat botërore me rastin e 100 vjetorit të humanistes shqiptare, ndërsa sonte për herë të parë shfaqet si premierë në Shkup.
Në Shtëpinë e Armatës sot do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”, mirëpo kësaj radhe ky çmim që jepet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, nuk i është ndarë asnjë personaliteti apo shoqate shqiptare, transmeton INA.
Humanistja dhe nobelistja shqiptare është lindur më 26 gusht 1910 në Shkup në familjen e mirënjohur Bojaxhiu.
Ballkanweb.com
Add new comment