SHBA, reforma shëndetësore, Senati voton sërish

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:00

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan e kontrolluar nga republikanet votoi per te 33-en here rresht per shfuqizimin e reformes shendetesore të Presidentit Barak Obama. 

Me dy palet qe luftojne per pozicion kryesues ne zgjedhjet e nentorit, votimi u krye pergjithsisht ne linja partiake: 244 vota pro e 185 kunder. Senati me shumice demokrate eshte e qarte se do te votoje kunder, duke e lejuar ligjin te mbetet ne fuqi. Per republikanet, reforma shendetesore eshte teper e shtrenjte e nuk ka krijuar vende te reja pune. 
   
“Po perpiqemi t’i japim fund epokes se sistemit shendetesor te kontrolluar nga Washingtoni. Ashtu si shumica e amerikaneve, edhe ne besojme se objektivi kryesor duhet te jete mireqenia e pacientit. Nga ketu duhet filluar. e me kete qellim, duhet ta anullojme ‘obamacare-n’”, tha Eric Cantor.

Por demokratet mendojne ndryshe. 

 “Rrezimi i reformes shendetesore eshte ne gabim. Ishte i tille ne perpjekjen e pare, eshte i tille edhe tani”, tha Rosa de Laudo, demokrate.
        
Udhëheqësja demokrate Dhomës së Përfaqësuesve, Nency Pelosi, e quajti të pallogjikshëm  votimin për anulimin e reformës shëndetsore. Senati me shumicë demokrate nuk ka të ngjarë të votojë për anulimin e saj.
        
Reforma e kujdesit shëndetsor ëshë një nga shtyllat e administratës Obama. Ajo u garanton sigurime shëndetsore githë amerikanëve, pavarësisht nga gjendja e tyre financiare apo shendetsore.
        
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi kohët e fundit se kërkesat që çdo kush të blejë sigurim shëndetsor, përndryshe do të taksohet, është kushtetuese.

 

 

 

top-channel.tv

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.