Serbi: Mbështetja për anëtarësim në BE, nën 50%

Numri serbëve që mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ka rënë nën 50%, tregon një anketim i opinionit i publikuar sot. Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej tani, 49% e votuesve do të thonin "po", 25% do të ishin kundër, ndërsa 19% do të abstenonin. Sipas këtij hulumtimi, 8% e të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë.
Hulumtimi është realizuar nga Byroja për BE e qeverisë së Serbisë dhe janë anketuar 1034 persona, në fund të muajit qershor, ka njoftuar Zyra për shtyp e qeverisë së Serbisë.
Aktualisht, Serbia është kandidate për pranim, por ende nuk është caktuar data për fillimin e negociatave.Për këtë çështje, Brukseli i ka kërkuar Beogradit të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh atë.
Albanian Screen
Add new comment