Sarandë, problem furnizimi me ujë e energji

Postuar në 26 Shtator, 2012 05:53

Megjithëse sezoni turistik i këtij viti ka shënuar një rritje të numrit të turistëve në Sarandë me rreth 15 % më shumë se viti i kaluar problemet që u lidhën me furnizimin me ujë të pijshëm, energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore hyrëse në Sarandë, por edhe mospërfundimi i punimeve në portin e Sarandës kanë qene prezente edhe këtë sezon veror. 

Drejtori i Turizmit në bashkinë e Sarandës Aristotel Bita thekson se turistët këtë vit kanë qenë nga vende të ndryshme të botës. E vecanta e sezonit ishin turistët nga vendet Lindjes ku predominuan turistët ceke dhe polakë.

Ndërkaq agjensitë turistike dhe zyrat e informacionit turistik bëjnë fjalë për rreth 35 000 turistë të mbërritur në Sarandë vetëm gjatë 3 muajve të verës. Megjithatë nuk ka një katalogim të saktë të shifrave të turizmit për këtë verë pasi turistët nuk kanë plotësuar formularin e hyrjes, portin e Sarandës. 

Autoritetet e turizmit bëjnë me dije se kjo verë ka reduktuar kohën e qëndrimit në Sarandë kështu turistët vendas kanë shpenzuar gati 5-6 ditë më pak se zakonisht dhe ata të huaj të paktën 2 ditë më pak. Cmimet këtë verë ishin gati 20% më të larta se viti i kaluar në shërbime dhe akomodim por ende konkuruese në raport me ishullin e Korfuzit.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.