Rusia në OBT. Pranimi vjen pas 18 vjet negociatash

Postuar në 11 Korrik, 2012 01:08

Ligjvënësit rusë ratifikuan hyrjen e vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke konfirmuar pjesëmarrjen në grupin e vendeve që vendosin rrezullat globale të tregtisë. Negociatat për këtë pranim kanë qenë të gjata, një maratonë 18- vjeçare. Dhoma e ulët vulosi vendimin e marrë në dhjetor, sipas një marrëveshjeje e cila e detyron Moskën të ulë tarifat e importit dhe të hapë sektorët kyçë të ekonomisë së saj ndaj investimeve të huaja. 

Ekonomia ruse me vlerë prej 1.9 trilionë dollarësh, e nënta më e madhja në botë, do të jetë edhe zyrtarisht anëtarja e 156 e OBT-së, 30 ditë pas ratifikimit të ndodhur në parlament. Presidenti Vladimir Putin, më parë është shfaqur i pavendosur për hyrjen e Rusisë në OBT, por tashmë është shprehur pro qoftë edhe për shkak të vështirësive nga recesioni global i viteve 2008-2009. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.