Rusia mund të bojkotojë samitin e NATO-s
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/9761_8_18.jpg?itok=0tZ8-Hh1)
Zyrtarë të Rusisë thanë sot se është e mundshme që ky vend ta bojkotojë samitin e NATO-s në muajin maj të vitit 2012, nëse të dyja palët deri atëherë nuk arrijnë të tejkalojnë dallimet lidhur me planet e NATO-s për një sistem të mbrojtjes raketore në Evropë.
Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov (në foto) tha se një vendim final rreth kësaj çështjeje do të merret pas zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, kur pritet që Vlladimir Putin ta sigurojë rikthimin e tij në Kremlin, transmeton REL.
Këto komente vijnë një ditë pas takimit të Rusisë dhe NATO-s në Bruksel, ku palët dështuan në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me planet për mburojën raketore.
Rusia ka shfaqur shqetësimet e saj se ky sistem mund ta dobësojë arsenalin e saj bërthamor dhe ka kërcënuar për masa penalizuese nëse nuk merren parasysh këto shqetësime.
Koha.net
Add new comment