Regjim vizash për disa vende ballkanike?

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 14:45

Regjimi i vizave mund të rikthehet për disa prej vendeve të Ballkanit, lajmëroi raportuesja e BE-së, Tanja Fajon. 

E pyetur se cili prej vendeve rrezikon më shumë, eurodeputetja sllovene nuk foli me emra të përveçëm, por sipas Agjensisë Turke “Anadolu”, Serbia është vendi më i rrezikuar.

“Sipas informacioneve që vijnë për azilkërkuesit e rremë, shumica e tyre janë shtetas serbë apo maqedonas, ndërsa së fundmi ka pasur një rritje të madhe edhe nga Bosnja. Problemi më i madh mbetet me minoritetet, si përshembull romët”, deklaroi Fajon.

“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe duhet zgjidhur sa më shpejt, nëpërmjet dialogut në Bruksel”. 

Sipas Fajon, qeveritë e vendeve të Ballkanit janë duke bërë atë që munden për të frenuar këtë fenomen, por tashmë shumë do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë disa vende të BE-së në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, veçanërisht Gjermania.

Ndonëse edhe nga Shqipëria ka pasur disa qindra raste të azilkërkuesve të rremë, vendi ynë, së bashku me Malin e Zi, paraqiten më pak problematikë në raportet me Brukselin, përsa i përket regimit të heqjes së vizave. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.