Provimi, Parlamenti Rinor: Maturantët kanë kopjuar me celular e internet

45 mijë maturantë nga 49 mijë në të gjithë vendin iu nënshtruan sot provimit të fundit të maturës shtetërore, atij me zgjedhje.
Parlamenti Rinor ka denoncuar sot shkeljet që janë bërë gjatë administrimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore duke e konsideruar provimin dhe konkurrimin e sotëm si jo të drejtë dhe jo të ndershëm.
Sipas aktivistëve të Parlamentit Rinor, gjatë provimit të sotëm është përdorur masivisht telefoni celular dhe është komunikuar me personat jashtë ambienteve ku kryhej provimi, por edhe është përdorur interneti si një alternativë për zgjidhjen e pyetjeve në tezën e provimit.
Sipas aktivistëve, përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të testimit është rreptësisht i ndaluar dhe kjo është një rregullore e përcaktuar në mbarëvajtjen e Provimeve të Maturës Shtetërore. Aktivistët e Parlamentit Rinor publikojnë fotot ku studentët nxjerrin në rrjetin social Facebook pyetjet e provimit dhe kërkojnë ndihmë nga miqtë.
Ballkanweb.com
Add new comment