Polici-OSHEE, 61 raste vjedhjeje, 13 arrestime dhe 3 procedime
Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka vazhduar edhe gjatë javës që pritet të mbyllim sot, teksa Policia dhe OSHEE kanë raportuar këtë fundjavë mbi vijimin e punës së përbashkët të 110 grupeve të kontrollit në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit të fundit rezulton se, gjatë kësaj jave janë evidentuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, prej të cilëve janë arrestuar 13 persona me akuzën e vjedhjes së energjisë. Ndërkohë, janë ndërprerë edhe 4350 lidhje të abonentëve debitorë.
Operacioni nuk ka prekur vetëm qytetarët, por procedimi penal ka nisur edhe për 3 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. / Top Channel
Add new comment