PD, Basha prezanton kandidatin për Bashkinë e Vlorës

Postuar në 22 Prill, 2015 07:22

Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, Lulzim Basha, prezantoi të mërkurën kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë, i cili do të garojë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Ai do të jetë Genc Deromena. 

 

“Do të punoj për të rikthyer qytetarinë vlonjate”, u shpreh kandidati për kryetar Bashkie i qytetit jugor.

Po të mërkurën, Partia Demokratike zyrtarizoi edhe kandidaturën e Sadik Xhelilit për Bashkinë e Memaliajt.

Ndërkohë, të dielën partia më e madhe opozitare në vend ka shpallur kandidatët për Bashkinë e Dibrës, Sarandës, Shijakut dhe Gramshit. Ilir Krosi do të garojë për Dibrën, Kreshnik Bozho për Sarandën, Kodhel Çala për Gramshin dhe Redi Saraçi për Shijakun.

Gjithashtu, PD-ja ka njoftuar se për Bashkinë e Poliçanit do të garojë Florian Qama, ndërsa për Bashkinë e Pustecit do të kandidojë Mihallaq Apostollofski.

Të shtunën, PD-ja zyrtarizoi edhe kandidatët e Bashkisë së Vlorës, Selenicës dhe asaj të Librazhdit.

Genc Deromema do të garojë për Bashkinë e Vlorës, duke u përballur me Dritan Lelin, i shpallur nga Partia Socialiste. Ndërkohë, Përparim Shameti kërkon kreun e Bashkisë së Selenicës. Nga koalicioni i majtë është shpallur Kasem Senaj, i cili vjen nga radhët e LSI-së.

Në Librazhd demokratët do të garojnë me Fadil Brazhdan, që do të ketë përballë kandidatin socialist, Kastriot Gurra.

Comments

Submitted by anchi (not verified) on

<p>Ne te gjitha qytetet jane perzgjedhur kandidatet me te mire. Fitorja eshte e sigurt :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.