Pa energji elektrike, ÇEZ: shumë defekte, 2000 vetë në terren

Dhjetra fshatra dhe mijra banorë në zonat e bllokuara nga dëbora po vujanë dhe mungesën e energjisë elektrike. Për shkak të dëmtimit nga reshjet apo orteqet në Kukës, Librazhd, Dibër dhe zona të tjera nuk është i mundur rikthimi i energjisë elektrike.
Drejtues të ÇEZ Shpërndarja thonë se situata vetëm këtu është problematike, ndërkohë që furnizimi në zona të tjera është normal.
"Aktualisht ka zona të veçuara, të cilat kanë mungesë të energjisë. Në disa fshtra, në Vermosh apo disa komuna Lekas, Moglicë, Stërblevë e Sopot në Librazhd, nga ana e jonë vazhdon puna për riparimin e difekteve. Në këto zona kushtet atmosferike janë tepër të vështira, ku lartësia e dëborës shkon deri në 3 metra. Megjithatë, sot paradite, ne kemi dërguar dhe ekipe shtesë dhe synojmë, që të normalizojmë situatën",- tha Admirim Lakra, drejtor i Divizionit të Shpërndrjes.
Për të ndihmuar në këtë situatë emergjente, ÇEZ ka ngritur shërbime 24 orëshe në të gjitha zonat. Konsumi i energjisë po rritet dita ditës, çka dhe rëndon rrjetin shpërndarës.
"Lidhur me situatën emergjente që po kalojmë dhe situatën e pazoktë të motit, nga ana e ÇEZ Shpërndarja është ngritur shtabi Qendror i Emergjencës dhe në të gjitha rajonet e vendit janë ngritur shtabet lokale të emergjencës, të cilat bashkëpunojnë me pushtetin vendorë. Rreth 2 mijë vetë janë të dedikuar në mirmbajtjen e rrjetit dhe në riparimin e avarive në këtë perudhë, ku punohet në 24 orë", shprehet Lakra.
Furnizimi me energji ka njohur dhe një tjetër problem gjatë kësaj jave që sapo nisi. Kërkesa për energji dhe problemet në të gjithë rrjetin e Ballkanit janë shtuar, çka vështirëson mundësitë për blerje në rajon. Aktualisht nga importi vijnë nga 10 deri në 14 milion kilovat orë energji çdo ditë. Albanian Screen
Add new comment