Nuk përmbushin standartet higjeno-sanitare, nuk hapen 2 shkolla në Kukës

Postuar në 10 Shtator, 2012 09:36

 

Për shkak të mospërmbushjes së detyrave të lëna nga Inspektoriati i Shëndetit Publik 2 shkolla 9-vjeçare të rrethit të Kukësit nuk janë hapur në ditën e parë të fillimit të vitit të ri arsimor. Më shumë se 250 fëmijë të shkollave në Përbreg dhe Shkinak, sipas drejtorit të Drejtorisë Arsimore, pritet ta fillojnë mësimin pas përmirësimit të standarteve higjeno- sanitare.  Një tjetër problem për sistemin arsimor 9-vjeçar të rrethit të Kukësit është mungesa e godinave shkollore çka ka bërë që mësimi kryesisht në shkollat e mesme të zhvillohet me turne. Ndërsa përsa i përket shpërndarjes se teksteve shkollore 90 % e nxënësve i kanë tërhequr ato.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.