Ngricat në Europë, shkon në 500 numri i viktimave

Postuar në 11 Shkurt, 2012 05:06

Dëbora dhe akulli mbajnë të mbërthyer Europën me një numër në rritje të viktimave të të ftohtit. Janë të paktën 500 viktimat në total. Në Itali një valë e re të ftohti goditi qendrën dhe jugun. Njëzet mijë forca shpëtimi dhe 3000 mjete janë përdorur për tu përballur me emergjencat. Stuhi bore kanë goditur vendin në një shtrirje nga rajoni i Marche deri në Campania.

Megjithatë pamjet mbeten vecanërisht dramatike në Evropën Lindore. Në Rumani, më shumë se gjashtëdhjetë mijë njerëz janë bllokuar nga male të mëdha bore. Në 24 orët e fundit 13 persona kanë ndërruar jetë për shkak të hipotermisë duke e çuar numrin e të vdekurve në 57. Në Danub ende nuk ka rifilluar lundrimi duke bllokuar kështu një ndër arteriet kryesore të komunikimit në këtë pjesë të Europës. Humbjet ekonomike janë të jashtëzakonshme.

Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia janë goditur po ashtu rëndë nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, të cilat njëherësh kanë shkaktuar edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, pasi banorët kanë nisur të blejnë me shumicë. Në Moldavi, temperaturat pritet të bien në minus 31 gradë celsius gjatë fundjavës. Viktima nga ngrirja janë raportuar edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore.

Në Poloni, numri i të vdekurve nga të ftohtët është rritur nga 5 në 82, vetëm në dy ditët e fundit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.