Ndryshon shefi i Antidrogës Selfollari shkon te Standardet

Ndryshon shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sokol Selfollari ka deklaruar në një lidhje telefonike se dy muaj më parë vetë ai kishte bërë kërkese për të kaluar në një detyrë tjetër. Zyrtarisht Policia e Shtetit ka pohuar se Selfollari është transferuar nga detyra që ai mbante në sektorin e Antidrogës për në Drejtorinë e Standarteve.
"Kjo ishte një lëvizje e planifikuar që disa muaj më parë pas një kërkese të bërë nga ana ime për të kaluar në një detyrë tjetër. Kam një kohë të gjatë që shërbej në sektorin e Antidrogës edhe lëvizja e re përputhet me gradat e mia”, u shpreh ish-shefi i Antidrogës.
Selfollari hedh poshtë pretendimet e ngritura në media se bëhet fjalë për shkarkim dhe se kjo ngjarje ka të bëjë me bllokimin e avionit në Divjakë, të dyshuar se do të bënte trafik droge drejt Italisë.
"Ishte një lëvizje e planifikuar por s’ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Nuk është shkarkim thjesht lëvizje paralele, lëvizje në të njejtën gradë nuk ka asgjë lidhur me ngjarjen e avionit në Divjakë", u shpreh Selfollari.
Add new comment